Rita Ora duket e mrekullueshme në festën e ditëlindjes të së motrës, ndërsa provokon me fustanin me dekolte të hapur

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Ajo kurrë nuk i shmanget një veshjeje plot stil.

Dhe Rita Ora u shfaq me një fustan të guximshëm dhe të hapur te pjesa e gjoksit në Giorgio Baldi në Los Angeles të mërkurën mbrëma, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “For You”, 30 vjeçe, dukej mjaft tërheqëse në një fustan lëkure me material prej gjarpri teksa mori pjesë në festënt e ditëlindjes së 33-të të motrës së saj, Elenës.

Rita dukej në humor të mirë, teksa festonte me shoqërinë dhe të afërmit e saj.

Ylli i popit shkëlqeu në fustanin e lëpirë për trup, teksa kishte veshur sipër edhe një pallto ngjyrë të kuqe të gjatë për të mbajtur larg të ftohtin.

Ajo theksoi bukurinë e saj natyrale me një buzëkuq me shkëlqim dhe një hije bronzi.

Rita veshi një palë këpucë të mëdha magjepsëse teksa ecte afër motrës së saj, e cila gjithashtu dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan ngjyrë portokalli të ndritshme dhe një xhaketë ngjyrë kafe.

Kjo festë erdhi pak kohë pasi Rita i bëri një dedikim të përzemërt Elenës në Instagram.

Duke ndarë një mori fotografish të saj dhe të vëllait të saj, duke përfshirë fotografi të rralla familjare të bëra kur ishin të vogla, Rita i tha motrës së saj më të madhe: “[Unë] nuk do të mund të jetoja pa ty”./telegrafi

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *