Jemi kthyer vite mbrapa”/ Këngëtarja e njohur flet e revoltuar ndaj masave kundër pandemisë: Mendova se ky terror do mbarojë, por…

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, është shprehur e revoltuar ndaj masave të marra në kuadër të pandemisë Covid-19.

Gjatë një interviste me emisionin “Ftesë në 5”, artistja u shpreh se ora policore po i privon njerëzit të jetojnë të lirë dhe të ushtrojnë profesionin e tyre.

Rovena tha se nuk është dakord që vaksina kundër virusit të bëhet e detyrueshme për të gjithë. Këngëtarja e njohur u shpreh se vendimi për ta bërë apo jo vaksinën, i takon vetë individit. Ndër të tjera, ajo tha edhe se prej dy vitesh, të gjithëve po u privohen të drejtat themelore.

free forum

“Jemi kthyer vite mbrapa”/ Këngëtarja e njohur flet e

“Të lutem doktor (i drejtohet Alimehmetit), se vetëm juve ju dëgjojmë gjatë gjithë kohës. Me gjithë respektin për doktorët. A mund të flas edhe unë diçka? Me gjithçka jam dakord edhe jo me çka u tha më parë.

Nuk jam dakord se unë si juriste, që kam kryer shkollën e juridikut pavarësisht profesionit tim që jam këngëtare. Gjëja që mua më ka pëlqyer të studioj ka qenë respektimi i të drejtave të njeriut. E kam dashur shumë lirinë si koncept dhe kam zgjedhur lirinë. Nuk shkon asgjë në të gjithë këto dy vite që po mbushen.

“Jemi kthyer vite mbrapa”/ Këngëtarja e njohur flet e

Ne jemi kthyer vite e vite mbrapa. Nuk mund të ndalosh një njeri të bëjë profesionin e tij, të ushtrojë jetën e tij për shkak të një pandemie në thonjëza. Që këtu nuk jam absolutisht dakord, le të vaksinohen ata që kanë frikë, ata që mendojnë që duhet ta bëjnë atë vaksinë dhe për më tepër ata që

nuk e kanë bërë vaksinën të privohen nga jeta, nga të drejtat, ashtu siç pamë në Austri që po ndodh ditëve të fundit.

Njerëzit janë ngritur në protesta të jashtëzakonshme, sepse kjo gjë nuk është aspak normale. Ne kemi dy vite që na privohen të drejtat themeltare, e drejta për të ekzistuar, për të jetuar, për të punuar me orare, pa orare. Kush më shumë e kush më pak, po e vuan këtë situatë. Vjet menduam se i gjithë ky terror, ky ferr, do mbarojë. Absolutisht nuk ka mbaruar. Madje njerëz të vaksinuar po vdesin”,- u shpreh këngëtarja./Gazeta Shqip

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *