Dua Lipa shpallet “Artistja Ndërkombëtare e Vitit”

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Këngëtarja e njohur kosovare po vazhdon rrugën e sukseseve në skenën ndërkombëtare. Dua Lipa ka fituar çmimin “Artistja Ndërkombëtare e Vitit – femër” në ceremoninë e 23-të të ndarjes së çmimeve muzikore NRJ në Kanë.

NRJ Music Awards kurorëzoi gjithashtu këngëtarin Ed Sheeran si Artist Mashkull Ndërkombëtar. Ky i fundit mori edhe çmimin për Këngën Ndërkombëtare të Vitit falë “Bad Habits”.

Nga ana e zbulimit, fituesja e kategorisë Frankofone Revelation of the Year është  Olivia Rodrigo. DJ Snake u shpall DJ i vitit për të katërtën herë radhazi dhe grupi Imagine Dragons mori çmimin e nderit të muzikës NRJ për karrierën e tyre. Së fundmi, publiku vlerësoi këngën “Evididently” të Kendji Girac si kënga frankofone e vitit.

free forum

Gjithsej 15 çmime apo çmime nderi u ndanë gjatë aktivitetit muzikor të organizuar nga Nikos Aliagas. Pas një edicioni të vitit 2020 i cili u zhvillua në Paris për të kufizuar udhëtimet gjatë një periudhe krize shëndetësore, NRJ Music Awards u kthyen në Kanë këtë vit.

Lista e plotë e fituesve:

Artistja ndërkombëtare e vitit femër: Dua Lipa

DJ i Vitit: DJ Snake

Bashkëpunimi frankofon i vitit: Amel Bent dhe Hatik – 1, 2, 3

Artisti mashkull ndërkombëtar i vitit: Ed Sheeran

Grupi ose dyshja frëngjisht-folëse e vitit: Vitaa dhe Slimane

Bashkëpunimi ndërkombëtar i vitit: Coldplay dhe BTS

Artistja frankofone femër e vitit: Eva

Kënga ndërkombëtare e vitit: Ed Sheeran – Bad Habits

Grupi ndërkombëtar ose duo i vitit: Coldplay

Artisti mashkull frankofon i vitit : Dadju

Zbulimi Frankofon i Vitit: Naps

Videoja muzikore e vitit: Vitaa dhe Slimane – Gold

Zbulimi ndërkombëtar i vitit: Olivia Rodrigo

Kënga frankofone e vitit: Kendji Girac – Evidemment/Gazeta Shqip

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *