Dhimbje, trishtim, lot”/ Këngëtarja shqiptare humb të afërmit në aksidentin tragjik në Bullgari

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Këtë të martë ka ndodhur një aksident tragjik në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus nga Maqedonia e Veriut ka marrë flakë. Nga ky aksident i rëndë kanë ndërruar jetë 45 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në mesin e viktimave ka edhe 12 fëmijë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinion publik, kanë reaguar figura të njohura të skenës dhe ekranit. Një ndër to është këngëtarja e njohur shqiptare, Ganimete Abazi, e cila shprehet se ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.

Ajo ka bërë një postim në “Facebook”, teksa ka publikuar foton e një familje që u shua në këtë aksident. Ganja ka treguar se për fat të keq, kryefamiljari që humbi jetën me bashkëshorten dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezes së këngëtares shqiptare.

free forum

“Dhimbje, trishtim, lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë!

Pushoni në parajsë engjëjt e mi”, ka shkruar këngëtarja teksa ka ndarë dhimbjen e madhe me të gjithë ndjekësit e saj.

/Gazeta Shqip

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *