Thoshte jeta është e shkurtër”/ Albi Nako zbulon bisedën e fundit me Hueyda-n: Kur të vij në Tiranë do sjell djalin, por do…

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Shqipëria Live – Koreografi i njohur, Albi Nako, ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” ku kujtoi miken e saj të fëmijërisë, Hueyda El Saied, e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.“Ishte tamam një martë e zezë. Lajmi i parë ishte tragjedia e autobusit dhe më pas i Hueyda-s. Mu ça stomaku në dysh kur mora vesh ndarjen nga jeta të saj”, tha Nako.

Ky i fundit tregoi gjithashtu edhe bisedën e fundit që ka pasur me artisten në prill të këtij viti, ku në një farë mënyre i ka lënë të kuptohet se është e sëmurë, por nuk ia ka thënë.

“Në muajin prill të këtij viti kam pasur bisedën e fundit në “Instagram”. Më bëri një koment për një status tim dhe më tha “zemër sa të vij në Tiranë do sjell djalin aty, se janë të shkëlqyer ato fëmijë”.

free forum
Por kismet se do jetë edhe e fundit. E pyes pse çfarë ka dhe e anashkaloi këtë. Unë duke insistuar, ajo thotë probleme. Unë thashë do ketë një problem, por mendova se kalimtar dhe momental. Në një video më pas të publikuar nga ajo nuk shikova me freskinë e saj, por të vrarë në portret. Do kenë qenë muajt që ka pasur probleme me sëmundjen”, e cila asaj vajze të mrekullueshme i mori jetën, tha koreografi.

Ai shtoi se Hueyda nuk ka pasur një jetë të lehtë, e ka pasur të vështirë, por gjithmonë ka qenë shumë e buzëqeshur.

“Ka ditur gjithmonë që ta përballonte jetën dhe u është përgjigjur me buzëqeshje dhe pozitivitet vëstirësive. Ka qenë shumë solare. E karakterizonte një humor. Ajo thoshte ‘jeta është e shkurtër, ne jemi kalimtar dhe duhet ti përgjigjemi me buzëqeshje”, vijoi Albi./Gazeta Shqip

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *