Fotografitë e mia nudo në internet – është një traumë për jetën”

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Aktorja Jennifer Lawrence ka folur për “traumën” që ka ende pas vjedhjes dhe publikimit të fotove të saj nudo në internet.

“Kushdo mund të shkojë dhe të shikojë trupin tim të zhveshur pa pëlqimin tim, në çdo kohë të ditës. Trauma ime do të ekzistojë përgjithmonë”, tha Jennifer Lawrence, duke kujtuar momentin kur llogaria e saj në iCloud u hakua në vitin 2014.
Jennifer Lawrence foli edhe për ish-producentin dhe përdhunuesin e dënuar Harvey Weinstein. Ajo ka thënë se ka arritur ta shmangë në masë të madhe, por se meshkujt përreth saj janë sjellë në mënyrë të papërshtatshme gjatë karrierës së saj.
free forum

Viktimat e Harvey-t ishin gra që besonin se ai do t’i ndihmonte.  Fatmirësisht, në kohën kur takova edhe Harvey-n në karrierën time, kisha pas vetes ‘Lojërat e urisë’. Kështu që e shmanga atë situatë specifike”, tha ajo.

Aktorja ka folur më herët për fotot që kanë dalë në internet, duke thënë për “Vogue” se “mendoj se njerëzit e kuptuan që ky sulm hakeri ishte në të vërtetë një krim seksual, por nuk munda ta largoja atë ndjenjë”. Në janar 2017, një haker 29-vjeç u dënua me nëntë muaj burg pasi pranoi se kishte hakuar llogaritë e 30 personazheve të famshëm, por nuk u dënua për publikimin e fotove në internet./Gazeta Shqip

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *