Zbuloi se i është rikthyer tumori në kokë, Behgjet Pacolli i ofron ndihmë Adriana Matoshit: Jam në dispozicionin tënd

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Aktorja e njohur e njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, zbuloi një ditë më parë se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin është operuar njëherë para 9 vitesh.

Matoshi bëri një postim shumë të gjatë në llogarinë e saj në “Facebook”, ku shkruante se herën e parë ka qenë edhe shtatzënë me fëmijën e saj të katërt.

Menjëherë pas këtij postimi që preku të gjithë, fansat, miqtë, kolegët dhe familjarët vendosën që të shprehnin publikisht mbështetjen për aktoren e njohur. Ata i dhanë forcë për të përballuar edhe njëherë tjetër këtë sëmundje të rëndë.

Madje Adriana Matoshit i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Ky i fundit i ka shkruar deputetes së Kosovës se është në dispozicionin e saj nëse ajo konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.

“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqetëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se në postimin e saj shumë prekës dhe frymëzues njëkohësish, Adriana ka njoftuar se të mërkurën do t’i nënshtrohet operimit për tumorin në tru. Ndërkohë në mbështetje të saj dhjetëra persona pritet që të dalin sot në një ecje në Prishtinë, për ti shprehur aktores solidaritetin./Gazeta Shqip

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *