Niku zgjedh Efin në një takim 4 minuta, ajo i sugjeron si të sillet ndaj vajzës që pëlqen

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

Niku ka ftuar Efin në takim 4 minutësh, duke lënë keq Anën. Në bisedën mes tyre, Efi i tha se nuk e kishte kuptuar që Niku kishte pëlqim për të, thjesht kishte vënë re se ai ka sjellje të mirë. Ajo i sugjeroi se çfarë duhet të bëjë në rast se ka pëlqim për një vajzë.

Efi: Ti je çun shumë i mirë, je fisnik por do doja të dija diçka më tepër për ty. Kush janë pëlqimet e tua?

Niku: I pari ti, pastaj edhe Ana. Nuk ka diçka me vajzat e tjera.

Efi: Çfarë bën në rast se ke pëlqim për dikë?

Niku: Gjithçka.

Efi: Ti e zëmë që ke pëlqim për mua, çfarë bën përveç se flet me mirësjellje?

Niku: Nuk mund të them më fto në takim, thjesht mendoj ta marr duke të respektuar me mirësjellje.

Efi: Nëse i sillemi të gjithëve njësoj, nuk e kupton që dikush e pëlqen. Unë nuk e kam kuptuar që më sheh ndryshe. Mendoj se duhet të bësh diçka për të shprehur pëlqimin që ke. Ndjenja është diçka e bukur kështu që nuk ke pse mendon çfarë ndodh mbrapa, duhet të rrezikosh. Këtë e bëj gjithmonë. Atë që e ndjej, e shpreh dhe nuk mendoj çfarë do kthejë personi tjetër.
Top Channel 

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *