Nuk përshtatet me banorët? Valoni: Shumë e vështirë që të hyj mes jush

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

BIG BROTHER- Konkurrenti i futur së fundmi në “Shtëpinë e Vëllait të Madh”, Valoni ka pranuar se nuk po përshtatet siç duhet me banorët.

Valoni e ka treguar këtë gjë në një bisedë  me Ilirin, teksa është shprehur se po has vështirë për të ndërhyrë mes banorëve që tashmë kanë krijuar një raport shoqëror mes tyre.

“Ju keni shumë ditë këtu brenda dhe tek e fundit është normale që të jeni shumë miq. Unë erdha më vonë dhe më beso që është shumë e vështirë që të hyjë mes jush. Ju edhe kur grindeni prap e ruani afrimitetin mes tyre”,- tha ai.

Por sigurisht nuk ka munguar mbështetje e  Iliri, i cili e ka sqaruar se ditët e shumta të bashkëjetesës kanë krijuar dashur pa dashur marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin./Gazeta Shqip

Advertisements

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *