Perceptimet tek bebet

Foshnjet pak orë pasi kanë ardhur në jetë dallojnë tingujt afër dhe larg

Shkencëtarët zbulojnë se foshnjet pak orë pas lindjes ndajnë tingujt nga prekjet dhe janë të afta të dallojnë tingujt nga afër dhe larg.

Vetëm pak orë pas lindjes, bebet arrijnë të perceptojnë trupin e tyre si një entitet i ndarë nga mjedisi rrethues. Ky është konkluzioni i një studimi të departamentit të psikologjisë në Universitetin e Torinos.

Profesorët shpjegojnë se ndyshe nga sa ndodh me gjitarët e tjerë, të porsalindurit humanë janë në gjendje të asociojnë tingujt me prekjet vetëm pak orë pasi kanë ardhur në jetë.

Sipas tyre, arsyeja mund të qëndrojë pas kohës së gjatë të shtatzanisë. Përgjigjet neurale të vrojtuara tregojnë se bebja është e aftë të dallojë një tingull nëse mbërrin nga afër apo nga larg. Ky fenomen është thelbësor, pasi shërben dhe ndikon në zhvillimin e sjelljeve mbrotjëse si mekanizma komunikues.

Studimi është i rëndësishëm, pasi është tregues i zhvillimit neurologjik, luhatjet e të cilit mund të ndihmojnë si njohje e parakohshme e anomalive të mundshme.

Studimi është publikuar në revistën shkencore prestigjoze ndërkombëtare PNAS, Proceedings of the National Academy of Sciences.

Klan News

Advertisements