Del për lundrim jahti superluksoz 811 milionë $ (FOTO)
Një super mjet lundrues ka nisur të përshkojë ujërat në SHBA, teksa jahti luksoz mësohet se kushton jo pak, por plot 811 milion dollarë. Jahti në fjalë është i pajisur me panele diellore.
I njohur ndryshe si Florida, jahti lundron përmes velave që lëvizin përmes energjisë diellore ose diellit. Velat janë të pajisur me fibra karboni të gjatat rreth 262ft. Jahti është 525 m i gjatë, dhe u projektua nga Kurt Strand.
Shitja e këtij mjeti lundrues do të nisë në vitin 2026. Velat e jahtit do të lëvizin duke gjetur këndin perfekt për të thithur sa më shumë rrezet e diellit. Jahti ka edhe gjeneratorë hidrocentrale të cilët mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike. Energjia ruhet në një bateri pesë mega-vat. Ky lloj sistemi ndihmon jahtin që të lëvizë pa problem edhe në ditët pa diell ose pa erë. Ndërkohë projektuesi i këtij mjeti ka deklaruar se Florida do të ofrojë një udhëtim luksoz në ujë.
/Gazeta Shqip