fbpx

Debate të forta mes Donaldit dhe Einxhel: Do që të flasim për historinë tonë jashtë?

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

BB VIP – Gjatë kësaj jave, Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë pasur përplasje të forta mes tyre.

Fillimisht ata kanë debatuar për faktin se aktori i humorit e konsideronte moderatoren e njohur si lojtare të fortë, ndërsa ai më pas i tha se ajo i jep pikë Ilirit.
Einxhel këtë e quan falsitet të Donaldit, që nuk është treguar i sinqertë. Ajo në një moment në klip përmendi faktin se ata kanë pasur një mosmarrëveshje jashtë.
free forum

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Do që ta flasim çfarë kemi pasur jashtë?

Einxhel: Po të doja do kisha folur.

Donaldi: Unë mendoj se Einxhel i jep pikë Ilirit, sepse ndihmon lojën e tij dhe unë e dua jashtë. Einxhel ka ngrënë ofendime të rënda dhe i është thënë je kot, je fallxhore, do të masakroj etj. Einxhel ka ndryshuar lojë.

Einxhel: Unë kur shoh që dikush ndryshon sjellje nuk kam pse ta zgjas. Kam marrë ofendime, por kam parë se diçka ka ndryshuar, më është kërkuar falje. Kur më është thënë jam kot, kam thënë s’kam pse e zgjas, sepse e di shumë mirë që s’jam kot dhe se personi nuk e mendon atë gjë. Donaldi më ka folur shpesh se pse unë e kam toleruar Ilirin, po kjo është natyra ime.

Donaldi: Unë të dua jashtë kësaj shtëpie se ndikon te loja ime. /Gazeta Shqip

Advertisements