fbpx

Eksperti i gjumit ndan teknikën e thjeshtë të frymëmarrjes 4-7-8 për t’ju ndihmuar të bini në gjumë shpejt

SHKARKO FALAS PERPUTHEN MEDIA
Perputhen.net

A keni vështirësi për të fjetur natën? Kur shumë prej nesh vendosin kokën në jastëk, ne përmbytemi nga lloj-lloj mendimesh të ndryshme.

Të tjerët mund të kenë një partner që gërhitës pranë tyre, ose ndoshta moti ekstrem dhe stuhitë ju kanë mbajtur zgjuar.

Sido që të jetë, të qëndrosh i shtrirë aty dhe të mendosh se sa orë ke deri sa të duhet të jesh zgjuar nuk do të të ndihmojë. Për fat të mirë, Ryan Thaker, eksperti i gjumit në MattressNextDay ka ndarë këshillat e tij kryesore për të rënë në gjumë nëse jeni duke luftuar me pagjumësinë.

Nëse nuk mund të flini , gjëja më e keqe që mund të bëni është të shikoni orën. Mundohuni të mos fiksoheni për kohën që ju ka mbetur derisa të duhet të zgjoheni, dhe në vend të kësaj provoni këtë teknikë të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë shpejt.

Si të bini në gjumë shpejt?

Një ushtrim i thjeshtë i frymëmarrjes i quajtur metoda 4-7-8 rekomandohet për të fjetur shpejt. Ky është një ushtrim i frymëmarrjes së thellë, i cili është një “mënyrë e provuar për të qetësuar mendjen për gjumë pa mundim”.

Ryan rekomandon këtë metodë pasi “lëshon endorfinë në trup, duke krijuar një efekt qetësues”.

Ja se si e bëni teknikën 4-7-8:

  1. Merrni frymëmarrje natyrale dhe mbyllni sytë;

  2. Mbani buzët të mbyllura fort dhe thithni përmes hundës;

  3. Ndërsa nxirrni frymën, bëni tingullin e shkronjës M. Vazhdoni të gumëzhitni derisa të ndjeni nevojën për të marrë frymë përsëri;

Përsëriteni duke marrë frymë përmes hundës dhe duke gumëzhuar ndërsa nxirrni frymën. /Telegrafi/

Advertisements