fbpx

Hakmarrje ndaj Donaldit? Mamaja e Beatrix poston videon ku shfaqet Iliri

Mamaja e Beatrix Ramosaj, Antigone, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo herë pas here poston foto e video të saj, por edhe të dy fëmijëve, Alban dhe Beatrix.

Së fundmi, nëna e këngëtarëve të dashur për publikun i ka habitur të gjithë me postimin që ka bërë në “Instastory”. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet Trixa së bashku me Ilirin teksa kërcejnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Hakmarrje ndaj Donaldit? Mamaja e Beatrix poston videon ku shfaqet Iliri

Antigone i ka etiketuar të dy duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini i njohur në llogarinë e tij.

Fansat këtë veprim të papritur nga ana e Antigones e kanë marrë si një lloj hakmarrjeje ndaj aktorit të humorit, Donald Veshaj, pas ndarjes nga Beatrix.

Kujtojmë se kur ishin pjesë e formatit Iliri dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie problematike duke debatuar shpesh ashpër dhe me ofendime. Ata cilësoheshin si dy ‘rivalë’ dhe kjo zgjati për katër muaj./Gazeta Shqip
Advertisements