fbpx

Nën akuzë për përdhunim/ Princit të Anglisë i hiqet titulli i nderit: Është një turp për ne

Princi Andrew prej kohësh po përballet me akuza për abuzim seksual, ndërsa ditën e sotme i është hequr dhe titulli “Duka e Yorku-ut”.

Këshilli i qytetit të Yorkut në Britaninë e Madhe, vendosi në mbledhje se për heqjen e titullit të nderit për djalin e ‘preferuar’ të mbretëreshës Elizabeta, teksa i cilësoi si të turpshme veprimet e tij.

Djali i dytë i mbretëreshës u akuzua në fillim të këtij viti nga Virginia Giuffre, e cila pretendon se është detyruar nga njerëz pranë princit për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Princi i ka paguar gruas një shumë të majme, megjithëse vijon të mohojë akuzat.

Këshilli e cilësoi princin si jo të denjë për të përfaqësuar njerëz e York-ut, ndëra ai bëhet mbretërori i parë që përballet me akuza të tilla./Gazeta Shqip

Advertisements