Të dehur dhe policia në terren, të rinjtë britanikë nuk i ndalin festat e shthurura (FOTO)

Britanikët kanë nisur që mbrëmë për të shijuar fundjavën e fundit të këtij muaji. Si gjithmonë, ata kanë zgjedhur rrobat më të bukura dhe ekstravagante dhe kanë mbushur rrugët e qyteteve.
Mediat e huaja kanë publikuar fotografi të shumta ku lokalet dhe klubet e natës janë të mbushura plot. “The Sun” shkruan se mbrëmë në Birmingham, të rinjtë dhe jo vetëm, festuan duke përfituar nga koha e mirë dhe temperaturat e larta.
Madje thuhet se në ditët e ardhshme Britania do të ketë temperatura deri në 17 gradë Celsius dhe diell. Pritet që moti të jetë i thatë në shumicën e vendeve dhe me reshje të çuditshme shiu.
Duke iu rikthyer festave të mbrëmjes së djeshme, në rrugët e qyteteve nuk kanë munguar “shfaqjet e shthurura” të të rinjve dhe nuk mungonte as policia.
Një foto e kapur nga paparacët tregon një vajzë e cila ka vendosur gotën me pije brenda në reçipeta, ndërsa pranë saj janë dhe miqtë e saj.
/Gazeta Shqip