fbpx

Çifti që shiti shtëpinë dhe biznesin për të jetuar mes ujqërve dhe temperaturave -26 gradë Celsius (FOTO)

Një grua nga Dublini ka shitur biznesin e saj dhe është zhvendosur në një tendë së bashku me bashkëshortin, fëmijën dy vjeç dhe një qen.

Fiona Byrne Ryan ishte një histori suksesi në pasuri të paluajtshme në anën tjetër të Atlanikut, por vendosi që të kërkonte për një lloj të ri jetese.

Ajo shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2015, ku u takua edhe me bashkëshortin e saj, Brandon, i cili ishte pjesë e fisit Mohawk. Fiona iu bashkua kompanisë së tij të pasurive të patundshme dhe biznesi po ecte mjaft mirë për çiftin.

Çifti që shiti shtëpinë dhe biznesin për të

Por pikërisht kur morën çekun më të madh të pagës, ata kuptuan se donin diçka më shumë.

“Ne po përpiqeshim të vendosnim vlerat tona në atë biznes, duke ndihmuar të moshuarit. Por duke qenë të sinqertë me veten, ne nuk ishim në gjendje që t’i ndihmonin ata siç donim”, ka thënë nëna e një fëmije.

“The Sun” shkruan se çifti i ndihmonte të moshuarit të kërkonin një shtëpi të re dhe më pas të shpërnguleshin. Më pas ata do ta blinin shtëpinë dhe do ta rishisnin atë.

“Ne gjithmonë ndiheshim pak si: ‘Ne po ndihmojmë njerëzit, por ne jemi ende në biznes dhe ende duhet të fitojmë para’. Thjesht nuk ndiheshim mirë moralisht”, ka thënë 32-vjeçari.

Një ditë teksa ecnin në park, Brandon pyeti bashkëshorten e tij: “A është vërtetë kjo ajo që duam të bëjmë?”.

“Sigurisht, kjo është ajo që duam të bëjmë. Ne kemi punuar për pesë vitet e fundit, duke bashkuar këtë biznes. Por pasi ai bëri atë pyetje, unë duhej të isha e sinqertë”, tregon Fiona.

Çifti që shiti shtëpinë dhe biznesin për të

Sipas “The Sun”, ata shitën shtëpinë e tyre në Detroit tetorin e kaluar dhe më pas biznesin e tyre në shkurt. Ata hoqën dorë nga gjithçka që kishin ngritur, nga shtëpia deri te biznesi, për të jetuar në një tendë në Michigan.

E teksa tani janë në “kërkim të një historie të re për të besuar”, ata i janë drejtuar natyrës për të gjetur “të vërtetën e tyre përfundimtare”.

“Po kërkojmë histori të reja për t’u besuar. Tregime që janë më në harmoni me tokën”, ka zbuluar Fiona.

Por të qenit në thellësi të natyrës, sjell kërcënim të ujqërve, arinjve dhe temperaturave -26 gradë Celsius.

“Në fillim ishim të frikësuar, por pastaj u mësuam”, ka shtuar ajo. Ndërkohë Brandon e kalon mëngjesin duke ndezur një zjarr për t’u ngrohur, duke gatuar dhe ngrohur shishet me ujë të nxehtë.

Çifti që shiti shtëpinë dhe biznesin për të
/Gazeta Shqip

Advertisements