fbpx

“Është babai i vajzës sime”/ Gruaja zbulon rastësisht se burri që po dilte në takim ishte…

Të gjithë kemi pasur një moment kur kemi takuar dikë në rrugë, por nuk e kemi njohur pasi pamja e tij ka ndryshuar në mënyrë drastike. Ndonjëherë është mjaft e sikletshme, pasi tjetri mund të të njohë dhe ti nuk kujtohesh se kush është.

Më poshtë do të lexoni historinë e një gruaje, e cila ka bërë një zbulim tronditës kur ka dalë në takim me një djalë.

Në Reddit, gruaja shkruan se zbuloi se burri me të cilin po njihej, e kishte takuar 4 vite më parë dhe kishte kaluar një natë me të. Pas asaj nate, ata nuk kishin mbajtur asnjë kontakt dhe së fundmi kanë nisur të takohen sërish, por pa e ditur se njiheshin më përpara.

Gjatë takimeve me të, ajo zbuloi se burri në fjalë ishte babai biologjik i fëmijës së saj.

“Unë jam një nënë beqare e një vajze të vogël dhe të bukur. Kalova para 4 vite e gjysmë një natë me dikë. Sapo mbarova kolegjin dhe sapo isha zhvendosur dhe nuk po kërkoja asgjë serioze. Ndodhi gjithashtu pak para se të largohesha me pushimet e mia dy mujore pas kolegjit. Kam katër muaj që jam takuar me këtë burrë. Ai është takuar një herë me vajzën time. Ata shkojnë jashtëzakonisht mirë. Por nuk i lejoja që të qëndronin shumë me njëri-tjetrin.

Një ditë shkova te shtëpia e tij dhe kuptova se kisha qenë më parë aty. Por burrin nuk e njoha pasi katër vite më parë kishte flokë të zinj e të gjatë si dhe mjekër të theksuar. Ndërsa tani ka flokë të shkurtër dhe mban syze. Madje ka dhe stil italian. Gjithashtu edhe unë kam ndryshuar shumë.

Të jem e sinqertë, nuk kam nevojë për këtë burrë në jetën time. Vajza ime ka dy figura atërore shumë të mira, dajat e saj, të cilët i takon çdo ditë”, shkruan gruaja në rrjet.
/Gazeta Shqip

Advertisements