fbpx

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/ 27-vjeçarja e pakënaqur, merr vendimin e papritur për t’u… (FOTO)

Në moshën 18-vjeçare, një vajzë zbuloi se nuk ndihej rehat me trupin në të cilin kishte lindur, e si pasojë filloi rrugëtimin e kthimit nga femër në mashkull.

Tani që kanë kaluar 6 vite dhe është në përfundim të procesit, Alia Ismail nga Michigan, është duke u kthyer sërish në femër, pasi ka kuptuar se identiteti i saj i ri nuk e përfaqësonte atë që ishte.

27-vjeçarja filloi të vishej si djalë në adoleshencë dhe më pas iu nënshtrua tranzicionit mjekësor në moshën 20-vjeçare, duke marrë edhe hormone për të rritur testosteronin.

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

Alia ndryshoi ligjërisht emrin e saj në Issa në gusht të vitit 2015 dje iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë në shkurt të 2016-s.

Por, pasi kuptoi se dëshironte të largohej nga tranzicioni, 27-vjeçarja ndaloi së marri hormonet mashkullore në shkurt të vitit 2021 dhe do të quhet sërish Alia.

“Kur dola për herë të parë si homoseksual ishte shumë e lehtë me familjen time. Për sa i përket tranzicionit, gjyshërit e mi e pranuan edhe pse nuk e kuptonin. Ndërsa nëna ime i kuptoi më mirë ndjenjat e mia ndërsa tranzicioni im vazhdonte”, ka treguar ajo.

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

27-vjeçarja thotë se nuk është penduar për vendimin e saj për të bërë një operacion apo për të marrë hormone.

“Ky ishte një moment kyç në jetën time për të zbuluar veten në personin që jam sot. Familja ime ishte neutrale në ndjenjat e tyre. Ata e dinin se isha mjaftueshëm i fortë për ta kaluar veten përsëri në këtë udhëtim të panjohur dhe ishin krenarë për mua që isha e vërtetë me veten time”, ka thënë Alia.

Kjo e fundit ka shtuar se tani ka ndërprerë marrjen e hormoneve dhe ka nisur heqjen e qimeve me lazer.

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

“Nuk kam një plan për të bërë asgjë tjetër, por e kuptoj që gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen”, ka shtuar e reja.

Alia ka qenë tepër e hapur për udhëtimin e saj dhe shpreson të ndihmojë të tjerët që po luftojnë me identitetin e tyre.

“Vendimet janë të vështira, pavarësisht se çfarë janë dhe shpresoj që ne të gjithë mund të qëndrojmë mendje hapur për të kuptuar pse, në vend që të projektojmë pasiguritë dhe gjykimin tonë”, është shprehur 27-vjeçarja.

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/

Për 6 vite iu nënshtrua kthimit nga femër në mashkull/
/Gazeta Shqip

Advertisements