fbpx

Modelet hanë jashtëqitjen e sheikëve për para/ Plas sherri mes të ftuarve në emisionin “live”: Nëse ti mban burrin, mjerë për ty

“Dubai Porta Potty” thuhet se është diçka që influencueset dhe vajzat e tjera të reja bëjnë në këmbim të parave ose dhuratave. Sipas pretendimeve, këto gra i lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën) në këmbim të çantave, këpucëve dhe parave.

Kjo temë është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka patur edhe një debat të fortë mes të ftuarve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte sociologia e njohur, Marsi Simo,e cila shpjegoi se këta persona kanë probleme me shëndetin mendor.

“Është një shqetësim psikologjik dhe titullohet koprofagia për të qenë më e saktë, pra gëlltitja e feqes, që është parë te kafshët dhe te disa insekte e shumë rrallë te njerëzit. Zakonisht shoqërohet edhe me çrregullime të tjera dhe probleme të shëndetit mendor.

Është marrë një rast nga dy psikiatër, i një burri 77 vjeç që është ndjekur gjatë gjithë jetës së tij dhe terapia ka funksionuar. E është vënë re që ky  burrë ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe janë dhënë terapi.

Në momentin që këta njerëz kënaqen me këto pamje dhe personi që pranon të bëhet kështu, kanë probleme të shëndetit mendor. Janë probleme që mund të kenë nisur që në fëmijëri”, tha ajo.

Por më pas Simo shtoi  se më “shqetësuese është deklarata që bëri Shqipja ‘më mirë bëhuni porno star’ se sa këto raste që mund të jenë shumë minimale.

Këtu ndërhyn ish-konkurrentja e “Për’puthen”, e cila u shpreh “nëse ti mban burrin, mjerë për ty”.

Biseda mes të ftuarve:

Shqipja: Kush është rasti minimal? Rast minimal do të thuash ajo që bëri vajza?

Marsi: Minimale janë.

Shqipja: Më mirë porno star se sa të vrasësh veten dhe të hash atë që bëjnë të tjerët. Të duket normale? Vetëm kafshët e bëjnë këtë. Në momentin që ti thua ky është rast për tu shqetësuar, atëherë je ti për tu shqetësuar. Është e pamoralshme kjo që thotë

Marsi: Shqipe të dogji dhe do ta mbulosh tani. E ke thënë edhe herë të tjera që vajza duhet të mbahet nga burri. Janë deklarata shumë të rrezikshme.

Shqipja: Nëse ti mban burri, mjerë për ty që punon ti dhe burri rri shtrirë në shtëpi

/Gazeta Shqip

Advertisements