fbpx

Ronela Hajati “djeg” skenën e Eurovisionit, çel festivalin europian me këngën “Sekret”

Ishte pikërisht përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati, që çeli natën e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 në Torino të Italisë.

Ronela performoi këngën “Sekret” dhe mund të thuhet pa frikë që e “ka djegur” skenën. E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Madje ka marrë edhe shumë duartrokitje, ku nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë që valviteshin në sallën e madhe të Eurovisionit.

Tashmë të gjithë janë kurioz, nëse Ronela dhe Shqipëria do të jenë pjesë e finales së madhe./Gazeta Shqip

Advertisements