fbpx

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e shkatërruar pas lindjes (FOTO)

Modelja e famshme, Ashley Graham, është e njohur për pozat e saj nudo dhe që nuk e ka aspak problem që t’i ndajë me miliona ndjekësit e saj.

Teksa kanë kaluar katër muaj që kur ajo solli në jetë binjakët, supermodelja ka pranuar se trupi i saj “ka ndryshuar kaq shumë”.

34-vjeçarja lindi dy djem, të cilët i ka pagëzuar me emrat Roman dhe Malachi, në janar të këtij viti. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj 35-vjeçar, Justin Ervin, janë prindër edhe të një tjetër djali.

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

Së fundmi, nëna e tre fëmijëve është zhveshur dhe i ka zbuluar të gjitha për një fushatë krejt të re të “Spanx”.

“Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë e zhveshur në një billboard më parë”, u shpreh me shaka Ashley për revistën “People” së fundmi, teksa po fliste për fushatën e re.

Rikthimi para kamerës nuk ishte si më para për yllin, pasi ajo pranoi se korniza e saj “ka ndryshuar kaq shumë” që kur solli në jetë djemtë e saj binjakë.

“Unë kam shumë më tepër mirënjohje për trupin tim për shkak të punës së madhe që ka kaluar. Por më është dashur kohë për të parë trupin tim të ri dhe trupin tim pas lindjes dhe për ta njohur atë përsëri”, është shprehur modelja, e cila herë pas here jep mesazhe të rëndësishme për nënat dhe gratë që po presin të bëhen nëna.

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

 

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e

“Ka ndryshuar kaq shumë”, modelja e famshme zbulon trupin e
/Gazeta Shqip

Advertisements