fbpx

Fiton 40 mijë paund në muaj duke shitur foto s*ksi, pozat me të brendshme ia realizon partneri (FOTO)

Një nënë ka zbuluar se fiton deri në 40 mijë paund në muaj pasi la punën e saj në çerdhe, për të shitur foto seksi në faqen për të rritur, “OnlyFans”.

30-vjeçarja, Emily Ward, poston imazhe me të brendshme për 30 mijë abonentët e saj në faqen që prej disa kohësh po pëson rritje.

“The Sun” shkruan se e reja gjithashtu ofron një opsion prej 300 paund për të “dashurën virtuale”, ku për dy ditë i kushton vëmendjen e saj të plotë një abonenti.

Që ditën kur është bërë pjesë e kësaj faqe për të rritur e deri tani, ajo ka arritur që të blejë një “Audi RS” dhe një “Range Rover”. Madje me të ardhurat që fiton nga “OnlyFans”, Emily gjithashtu ka kryer disa ndërhyrje estetike në trup dhe fytyrë.

Fiton 40 mijë paund në muaj duke shitur foto s*ksi, pozat me të

Mamaja e një fëmije nga Sheffield, kishte punuar 60 orë në javë si menaxhere në një çerdhe për tre vjet. Por kur lindi fëmijën ajo u largua nga kjo punë.

Partneri i saj 33 vjeç nisi t’i bënte foto të guximshme, të cilat më pas ajo i postonte në rrjetet sociale.

“Ishte një vendim i përbashkët mes meje dhe partnerit tim për të eksploruar më tej marrëdhënien tonë dhe për t’u argëtuar me këtë proces. Bëra një “Twitter” privat dhe nisa të postoja foto të miat me të brendshme. Të shisja foto nudo nuk më kishte shkuar kurrë në mendje derisa inbox-i im u përmbyt nga mesazhe që më thonin të regjistrohesha në ‘OnlyFans’”, ka zbuluar 30-vjeçarja.

Fiton 40 mijë paund në muaj duke shitur foto s*ksi, pozat me të

Fiton 40 mijë paund në muaj duke shitur foto s*ksi, pozat me të
/Gazeta Shqip

Advertisements