fbpx

Ish-konkurrentja e Përputhen “ironizon” ndjekësit në “TikTok” në lidhje me daljen e saj nga programi vetëm (VIDEO)

Kur të gjithë prisnim që ajo të largohej nga emisioni çift me Samiun, konkurrentja vendosi të dilte vetëm. Të shumtë kanë qenë komentuesit në rrjet, të cilët kanë komentuar këtë vendim të sajin si të pritur, pasi ajo sipas tyre nuk e kishte në plan të dilte e përputhur.

Së fundmi Efi ka shfrytëzuar rrjetin e saj TikTok për të “ironizuar” në një farë mënyre të gjithë zërat dhe personat që e pyesin vazhdimisht si ndihet që nuk doli çift.

“Isha kaq afër”, thuhet në zërin që Efi ka vendosur të bëjë videon gazmore në lidhje me situatën e saj.

Ju kujtojmë që ishte Samiu i pari që la Përputhen, edhe pse ai një muaj më parë u deklarua gjatë Prime-it për Efin. Në një video mesazh dy javë më parë ai lajmëroi se po largohej për shumë arsyje. Të cilat arsyje hezitoi t’i përmendte gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë kanë kaluar më shumë se 10 ditë qëkur edhe Ifigjenia vendosi gjithashtu të dilte përfundimisht nga programi./Gazeta Shqip

Advertisements