fbpx

A është penduar se ka hyrë në program vetëm për Mevlanin? Ja si përgjigjet Filloreta

Konkurrentja e ‘Përputhen’, Filloreta, e cila është vajza e fundit që ka hyrë në program dhe në hyrje të saj deklaroi se është aty vetëm për Mevlanin, ka vendosur të lërë emisionin ditën e sotme.

E pyetur nga komentuesit në ‘Instagram’, ajo u shpreh se nuk është e penduar se ka hyrë aty vetëm për Mevlanin dhe se i lë atij derën e hapur për mundësi tjetër edhe jashtë programit.

A ia ke falur gjërat me Efin?

Filloreta: Janë momente që nuk mundem me i fal lehtë sepse mund të përsëriten. E vlerësoj ndryshimin e qendrimit të tij.

Cilat janë planet pas sezonit?

Filloreta: Unë vazhdoj jetën, punën. Ndoshta një herë në muaj mund të vij këtu. Kjo është një eksperiencë por gjërat e mia vazhdojnë.

A je penduar që ke hyrë në në program për Mevlanin?

Filloreta: Nuk jam penduar për asgjë sepse është eksperiencë e re. Kam marr diçka nga çdo njeri këtu e vlerësoj shumë, faleminderit për mundësinë. Në të ardhmen time mund të ketë një derë të hapur.

A ja vlejti?

Filloreta: Patjetër që po jam e lumtur që jam këtu.

Top Channel

Advertisements