fbpx

Përdoruesit e “TikTok” tallen me Amber Heard, video e saj bëhet virale në rrjet: Qeni im shkeli një bletë

Ka disa javë që po komentohet shumë gjyqi 100 milionë dollarë i Johnny Depp me Amber Heard. Deklaratat e tyre dramatike dhe shqetësuese kanë qenë kryefjala e mediave në mbarë botën.

Madje tani aktorja e famshme e Hollywood-it është bërë edhe trend i ri në “TikTok”. Një fragment nga dëshmia e saj më 4 maj është bërë viral me përdoruesit e rrjetit social që vazhdojnë fjalinë e Amber duke gjetur fjali me rimë.

“Qeni im shkeli një bletë”, kujtoi Heard në gjykatë ndërsa jepte detaje rreth ditës që ajo dhe ish-bashkëshorti i saj Depp u zunë keq. Në anglisht kjo fjali është “My dog stepped on a bee” dhe fjalitë pasuese duhet të mbarojnë me -i që të kenë rimë.

Përdoruesit  “TikTok” duket se janë fiksuar pas saj dhe kanë krijuar me mijëra video, duke mbledhur qindra mijëra, por edhe miliona shikime. Videot virale fillojnë me klipin origjinal “Qeni im shkeli një bletë” nga dëshmia e Heard dhe njerëzit më pas vijojnë me poezinë e tyre.

Në një video virale, e cila ka 2.2 milionë shikime, një bletë virtuale shihet duke notuar në ajër duke thënë: “Amber po thotë gënjeshtra për mua”, pra “Amber’s telling lies about me.”

Ja ku e keni edhe versionin shqiptar:“My dog stepped on a bee/ S’po dimë kur me shku në Shqipni/ As kafja s’është tu mu pi/ Kush din me bo fli”.

Ndërkohë kujtojmë se Heard tregoi se si qeni i saj u plagos, duke e çuar atë te një veteriner në ditën kur ajo pretendoi se Depp i futi duart në vende intime për të gjetur kokainën.

Aktorja tha se ishte në të njëjtën ditë që kishin mbledhur kërpudha gjatë një udhëtimi në Kaliforni me miqtë. Heard dëshmoi se Depp e akuzoi atë se ka fshehur drogën, i grisi fustanin dhe filloi ta ngacmonte.

/Gazeta Shqip

Advertisements