fbpx

Mashtruesit kibernetikë rus të vendosur për të ndaluar Ukrainën të fitojë “Eurovision”

Kriminelët rusë kibernetikë po komplotojnë për të sabotuar “Eurovision”, në mënyrë që të ndalojnë Ukrainën që të fitojë çmimin e madh.

“The Sun” shkruan se banda e hakerëve pro-Putin, Killnet, do të përpiqen që të paralizojnë serverët e votimit në internet, përpara se mbështetësit e grupit folk-rap Kaush Orchestra, të votojnë.

Në një mesazh tallës në “Telegram”, të zbukuruar me logon e “Eurovision”-it, Killnet shkruante: “Nuk mund të votoni në internet. Ndoshta sulmi ynë DDOS është fajtor për gjithçka”.

Mashtruesit kibernetikë rus të vendosur për të ndaluar

Nga ana tjetër kujtojmë se Rusia u ndalua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Ndërkohë mbështetja për përfaqësuesit e Ukrainës është rritur në të gjithë Evropën. Ata performuan natën e parë të festivalit dhe kaluan në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën në Torino, Itali.

Anëtari themelues, Oleh Psiuk, falënderoi audiencën dhe tha se një fitore do të nxiste Ukrainën.

Mashtruesit kibernetikë rus të vendosur për të ndaluar

“Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha mënyrat”, tha Psiuk, i cili i shtoi se vendi i parë do të “rriste moralin” në të gjithë Ukrainën.

Teksti i këngës së tyre, “Stefania”, thotë: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” dhe janë bërë një klithmë në mbarë vendin.

Suksesi i këngës dhe mbështetja për të, ka zemëruar ndjekësit e Putinit, përfshirë Killnet, i cili mendohet se vepron për regjimin e tij të korruptuar./Gazeta Shqip

Advertisements