fbpx

Momenti që kaloi pa u vënë re/ Donald Veshaj këndon këngën që Semi Jaupaj i dedikoi atij dhe Bora Zemanit

Vazhdojmë me episodin e ri të “Më lër të flasë (për Borën)”. Duket se Donaldit i vjen natyrshëm të përmend ish-të dashurën, siç i vjen natyrshëm edhe të këndojë këngën e Semi Jaupajt.

‘Gojët e liga’ do thonë se ai thjesht po këndon këngën e tij sepse “Mos u kthe” është rreth historisë së tij dhe Borës. Gjatë një skeçi mbrëmjen e sotme ata po flisnin rreth “Dubai Porta Potty”.

Dhe në një moment Romeo tha “Mos u kthe” gjë që Donaldi e vijoi duke kënduar vargjet e Semit: “Mos u kthe, nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret”.

Momenti u kaloi pa koment nga i vëllai që vazhdoi me numrin e humorit./Gazeta Shqip

Advertisements