Po tani çfarë ndodhi mes tyre? Çifti i “Për’puthen” ndahet sërish (FOTO)

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi njihen si një nga çiftet më afatgjata të dala nga programi i dashurisë, “Për’puthen”. Ata herë pas here kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjeve dhe bashkimeve të shumta.

Duket se edhe tani ata po përjetojnë një tjetër periudhë të keqe në lidhjen e tyre. Së fundmi ata i kanë fshirë të gjitha postimet e tyre së bashku nga “Instagram”-i dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Po tani çfarë ndodhi mes tyre? Çifti i

E teksa publiku ka qenë dëshmitar i shumë krizave dhe ndarjeve të tyre duket se kësaj here mendojnë se është e gjitha vetëm një lojë mes tyre. Mos po e bëjnë të gjithën për vëmendje, epo nuk i dihet pasi pas çdo ndarje çifti shihet duke dalë në kryeqytet.

Kujtojmë se ata u përfolën se i kishin dhënë fund historisë së tyre të dashurisë 2 muaj më parë. Ky lajm erdhi si pasojë e disa postimeve që Melisa bëri në “Instastory”, duke nënkuptuar se mund të jenë ndarë.

Po tani çfarë ndodhi mes tyre? Çifti i

“E penduar deri në pikë të fundit! U kry!”, shkruante ajo. Më pas dyshja kanë fshirë fotot e njëri-tjetrit nga rrjetet e tyre sociale duke i ‘ndezur’ më shumë thashethemet.

Por mbas komenteve të shumta se ndarja ka qenë vetëm një lojë, përmes një videoje në “Instastory”, Melisa tregoi se ndarja e tyre nuk ka qenë e tillë./Gazeta Shqip

Advertisements