FOTO/ Po raportonte live, tifozi i Feyenoord “mbyt” me puthje gazetaren shqiptare

Një numër i lartë tiforzësh të Feyenoord kanë mbërritur në Tiranë për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së tyre dhe Romës në finalen e Conference League.

Teksa kanë mbushur pedonalen e qytetit dhe janë duke festuar me alkool dhe muzikë, duket se pasditen e sotme një ngjarje gazmore e pazakont ka ndodhur.

Teksa një gazetare shqiptare ishte duke raportuar live, një tifoz i është afruar e ka kapur në befasi dhe e ka puthur.

Jo vetëm kaq, por tifozi ka bërë edhe shenjën e zemrës me duar bashkë me gazetaren dhe më pas e ka puthur përsëri.


/Gazeta Shqip

Advertisements