I dehur në timon dhe sulmoi policinë, policia arreston këngëtarin kosovar (FOTO)

Këngëtari kosovar Alban Shehu, është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportimeve të mediave kosovare dje këngëtari Shehu sulmoi policinë, pasi e gjobitën për kundërvajtje në trafik.

Ndërkohë që bëhet me dije gjithashtu se 42-vjeçari ishte në gjendje të dehur. Kjo ka bërë që Shehu të mos japë asnjë deklaratë në Komisariat.

Sipas aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë që Alban Shehu është këngëtar i njohur në Kosovë. Ai ka disa albume me këngë popullore. Në aspektin personal është i martuar dhe babi i dy fëmijëve.

I dehur në timon dhe sulmoi policinë, policia arreston
/Gazeta Shqip

Advertisements