La punën për të postuar video me pullë të kuqe në internet, çifti i të rinjve: Fitojmë 40-50 herë më shumë

Një çift në Itali ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e jetës së tij. Matteo dhe Vittoria kanë lënë punën e tyre aktuale dhe kanë krijuar një film të shkurtër me skena erotike.

Mediat italiane shkruajnë se dyshja janë të fejuar dhe jetojnë në qytetin e Vereses në shtetin fqinj. Dy të rinjtë kanë marrë pjesë në emisionin “Fuori dal Coro”, ku kanë rrëfyer historinë e tyre dhe arsyen pse kanë vendosur të bëjnë një video më pullë të kuqe.

26-vjeçari dhe 24-vjeçarja kanë treguar se gjithë këtë kanë nisur që ta bëjnë për para, pasi video të tilla në internet xhirojnë fitime të larta.

La punën për të postuar video me pullë të kuqe në

“Ai është një ndihmës menaxher në një supermarket, ndërsa unë kameriere”, ka treguar vajza, shkruan Tgcom24. Vittoria tregon më tej se e gjitha kjo nisi si fillim si një bast, por më pas u mendua seriozisht për të pasur fitime më të mëdha ekonomike.

“Tani do të fitojmë 40-50 herë më shumë se më parë”, shton i dashuri i saj, duke pranuar se prindërit nuk ishin plotësisht dakord me këtë ndryshimin e jetën e tyre. “Babai e pranoi plotësisht, mamaja pati një moment më shumë hutimi”, deklaroi Matteo.

Ndërkohë në fund ai rrëfeu se gjithçka bëhet pasi ato imagjinojnë një të ardhme larg Italisë./Gazeta Shqip

Advertisements