Arrestohet ish-banori i Big Brother/ Akuzohet për përdhunimin e 21-vjeçares, ç’ndodhi në lokalin e natës mes të rinjve

Ish-banori i Big Brother në Greqi, i njohur si Steve Milatos është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes, teksa mbi të rëndojnë akuza të rënda.

Sipas mediave greke bëhet me dije se Milatos po përballet me akuzën e përdhunimit. Ky i fundit ishte në ishullin Grek, Rodos kur frekuentoi një lokal nate.

Aty ai ftoi një vajzë 21- vjeçare që të pinin diçka bashkë, por sipas të dhënave nga mediat greke, Milatos e çoi atë në një shtëpi të braktisur dhe e përdhunoi.

Milatos, i cili ishte në edicionin e Big Brother vitin e kaluar, i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas avokatit të Milatos, klienti i tij kishte kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën edhe të 21-vjeçares.

Vajza e re nga Britania aktualisht po trajtohet me seanca nga një psikiatër dhe një mjek, raporton Protothema.

Milatos u arrestua mbrëmjen e së martës pas denoncimit të turistes dhe pritet të dëshmojë në Komisariat.

Duke folur për emisionin “Mega Kalimera”, avokati i tursistes Britanike, tha se klientja e tij shkoi në një lokal nate bashkë me shoqen e saj, ku ndodhej edhe Steve Milatos.

Avokati tha: “Milatos i kërkoi asaj që të largoheshin nga lokali për pesë minuta dhe më pas e tërhoqi zvarrë në një shtëpi të braktisur, pranë klubit, ku kreu përdhunimin”.

Arrestohet ish-banori i Big Brother/ Akuzohet për përdhunimin e
/Gazeta Shqip

Advertisements