“Më çoi në plazh dhe pastaj…”/ Turistja fut në telashe ish-banorin e Big Brother, e akuzon për përdhunim

Një ish-banor i Big Brother në Greqi po përballet me akuza të rënda për përdhunimin e një turisteje britanike.

30-vjeçari Steve Milatos akuzohet se ka joshur një 21-vjeçare me origjinë nga Britania e Madhe duke e ftuar në festë që zhvillohej në një klub nate në Rhodos.

Vajza pretendon se pasi kaluan pak kohë së bashku në festë, ai e ftoi të largoheshin nga aty dhe ajo pranoi. Ajo shton se ai e çoi në një plazh të errët ku nuk kishte njeri tjetër dhe e përdhunoi.

Milatos i ka hedhur po ashtë akuzat, ndërsa ka deklaruar se gjithçka po bëhet për t’i prishur imazhin. Vajza britanike për momentin është dërguar në spital ku po bëhne ekzaminimet për të provuar nëse është përdhunuar apo jo./Gazeta Shqip

Advertisements