Realizoi ëndrrën e jetës/ Shpenzoi mbi 12 mijë paund për t’u shndërruar në ….qen (FOTO)

Një japonez thotë se ka përmbushur ambicien e tij të përjetshme për t’u bërë një kafshë me katër këmbë, pasi ka shpenzuar dy milionë jen (12,500 £) për një kostum qeni. Burri, i cili quhet Toko-san, porositi një agjenci të quajtur Zeppet për të bërë veshjen me porosi të qenit. Duke postuar foto të tij me kostum, Toko-san tha:

“E bëra një kostum të tillë sepse duket i vërtetë kur e vesh. Mendova se një kafshë e madhe afër përmasave të mia do të ishte e mirë duke pasur parasysh se do të ishte një model realist”.

Kostumi është bërë nga kompania japoneze Zeppet e cila ofron kostume dhe figura për reklama televizive dhe filma. Duke postuar një video në Twitter ku shihet brenda kostumit të qenit dhe rrotullohet në dysheme, Toko-san shkroi:

“Kam porositur një kostum! Falë jush, unë arrita të përmbush ëndrrën time për t’u bërë kafshë!”Realizoi ëndrrën e jetës/ Shpenzoi mbi 12 mijë paund

Realizoi ëndrrën e jetës/ Shpenzoi mbi 12 mijë paund./Gazeta Shqip

Advertisements