“Njerëzit duan të më vrasin”/ Amber Heard mes lotëve në gjyq: Johnny më kërcënoi duke më…

Gjyqi mes aktorëve të famshëm Amber Heard dhe Johnny Depp ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke u kthyer në një ‘mini seri’ të suksesshme.

Tashmë e ka radhën aktorja për të dëshmuar, teksa në seancën e sotme ajo ka folur në lidhje me mbështetjne që Depp ka nga publiku. Duke treguar për pasojat e konfliktit publik me Johnny Depp, Heard u përlot teksa deklaronte: “Njerëzit duan të më vrasin.”

“Ata më thonë se duan të vrasin fëmijën tim,” tha ajo, duke iu referuar vajzës së saj 1-vjeçare Oonagh Paige Heard.

Më pas duke parë nga juria, Heard tha, “Johnny … më ka kërcënuar se nëse e lija, do të më bënte të mendoja për të çdo ditë që jetoja”.

Heard ka cituar më parë dhe një incident kur ajo kishte qëlluar me grusht Depp, pasi sipas saj ai po konfrontohej me motrën e saj në shkallët e vilës së tyre./Gazeta Shqip

Advertisements