“Lidhja u bë…”/ Andi flet për herë të parë për ndarjen nga Melisa: Kishim kohë që ziheshim për budallallëqe

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Andi Shehi, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku është bërë pjesë e një loje.

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, e ka pyetur atë që të tregonte arsyen e vërtetë të ndarjes me Melisa Lleshin, me të cilën u njoh në programin e dashurisë.

Sipas tij, ata janë ndarë pasi kishin shumë kohë që ziheshin për budallallëqe.. për fjalë goje.

“Lidhja u bë...”/ Andi flet për herë të

“U ndamë se kishim shumë kokë që ziheshim për budallallëqe, për fjalë goje”, tha ai, ndërkohë Viola Spiro e pyet: “Të la ajo?”.

Andi nuk kthen përgjigje por shprehet se “për një vit rresh zihesh çdo ditë dhe se lidhja u bë toksike”.

Viola ndërhyn sërish dhe e pyet nëse e bëri ai lidhjen toksike dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” tha: “E bëmë të dy”./Gazeta Shqip

Advertisements