U mbajt sekret/ Kryeministri Edi Rama bëhet gjysh

Linda dhe Edi Rama janë bërë gjyshër! Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Rea Xhillari është bërë nënë për herë të parë. Dosja bën me dije se Rea ka sjellë në jetë një djalë, por nuk dihen detaje të tjera as për babanë e të porsalindurit.

Gjatë 9 viteve të qeverisjes së Ramës, Rea ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes së publikut dhe rrallë është përfolur në media.

E kështu duket se ka zgjedhur që ta kalojë edhe shtatzëninë e saj, duke mbajtur “sekret” edhe emrin e partnerit të saj.

Rea është vajza nga martesa e parë e Lindës me Thanas Xhillarin, i cili është pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës./Gazeta Shqip

Advertisements