“U zumë me karrige me një grup sirianësh”/ Të pathënat e ish-konkurrentit të “Për’puthen”: Nuk kisha parë kurrë në jetën time…

Në rubrikën “Dielli apo Hëna” në “E Diell” u vendosë përballë pyetjeve me spec, Viola Spiro dhe Andi Shehi.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” u pyet në lidhje me ndarjen nga Melisa Lleshi, por edhe për të kaluarën e tij të errët.

Kur po fliste për Melisën, me të cilën u njoh në programin e dashurisë “Për’puthen”, ai u shpreh se ndarja ka ardhur për shkak të debateve të shumta, për një fjalë goje.

Ndërsa kur moderatorja e njohur, Nevina Shtylla e pyeti për “të kaluarën e tij të errët, i tha të tregonte për sherret e bëra”, Shehi tha:

“Jemi zënë një herë në Gjermani me një grup sirianësh. U bëmë ne rreth 40 shqiptarë, ata ishin nuk e di se sa. Ishim një grup i madh dhe erdhi policia. Nuk kisha parë kurrë në jetën time aq sirena policie”.

Më pas Nevina e pyet se si përfundoi dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” u përgjigj:

“Ku u mor vesh si përfundoi. U zumë, karrige e gjëra. Erdhi policia dhe na futi brenda. Dolëm pas disa ditëve”./Gazeta Shqip

Advertisements