“Bashkëjetojmë”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” flet për planet me të dashurën: Fejesë të madhe në…

Melik Balkici është një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, i cili nuk arriti që të gjente dashurinë në emision. Por tani që ka pak kohë që nuk është më pjesë e tij, ai ka zbuluar se është dikush në jetën e tij.

Ditën e djeshme Melik ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se me të dashurën njiheshin para se ai të bëhej pjesë e “Për’puthen”. Sipas tyre, në atë kohë ishin vetëm miq.

Nga ana tjetër, ai nuk donte që të bënte publik identitetin e partneres së tij, duke shtuar se ajo preferon që të qëndrojë larg famës.

“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para ‘Për’ptuhen’ por kemi pasur raporte miqësore.

Nuk do të ketë një profil publik edhe para se të publikoja fotot mezi ia mbusha mendjen. Ajo nuk do të bëhet e famshme, thjesht që të jetë e lumtur. Jemi prezantuar edhe me familjarët, bashkëjetojmë bashkë. Po shkon shumë mirë, jemi si shokë”, tha Meliku për “Shqipëria Live”.

Sa i përket planeve të fejesës, Meliku tha se do të fejohet në muajin gusht.

“Nuk jemi fejuar por nga fillimi i gushtit do të bëj një fejesë të madhe. Kemi dëshirë të kemi një familje të madhe me shumë fëmijë.”- tha ai./Gazeta Shqip

Advertisements