Olsa Muhameti paralajmëron projektin ‘bombë’ që do të nisë!

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie, ku ka lajmëruar se “do të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.”

E me anë të një Ask të bërë disa orë më parë, Olsa ka treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, të cilit i ka zbuluar dhe titullin që është ‘Kepi i Tundimeve’. Autorja nuk ka zgjedhur të zbulojë ndonjë detaj tjetër duke treguar se do të thotë gjithçka në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ditën e nesërme. Nuk dihet nëse ‘Kepi i Tundimeve’ do të jetë versioni i ri i ‘Për’Puthen’ apo një projekt i ri nga autorja, megjithatë na mbetet të presim se çfarë do të zbulojë vetë Olsa.

Olsa Muhameti paralajmëron projektin 'bombë' që do

E ftuar para disa javësh në  emisionin “Live from Tirana”, Olsa zbuloi ekskluzivisht në TAR se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë dhe gjithashtu tregoi konceptin e saj për dashurinë.

Kujtojmë, se së fundmi disa ish pjesëtarë të “Për’puthen” u rikthyen në këtë sezon. Personazhe që kanë fituar tashmë dashurinë e fansave, por si e mori Olsa këtë vendim për rikthimin e tyre?!/Gazeta Shqip

Advertisements