Çfarë po ndodh mes tyre? Ish-konkurrentja e “Për’puthen” dhe Ardian Bujupi ‘kapen’ sërish bashkë

Prej disa javësh, Jasmina Kadriu dhe Ardian Bujupi, janë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre. Ish-konkurrentja e “Përputhen” nuk e mohonte lidhjen, por as e pohonte, pas pjesëmarrjes në klipin e artistit të njohur, ndërsa Ardiani e mohoi menjëherë.

Mbrëmjen e së dielës u festua ditëlindja e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës, ku mes shumë të ftuarve pjesë e tyre ishte dhe këngëtari me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’.

Çfarë po ndodh mes tyre? Ish-konkurrentja e

Pamje nga festa e madhe janë publikuar në rrjetet sociale dhe mes tyre u vu re afrimiteti i Jasminës me Adrianin. Dyshja duket se kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri- tjetrit ku këtë gjë e kanë treguar dhe në story-t e tyre në “Instagram” duke bërë kështu që fansat të nisin të dyshojnë.

Ardiani dhe Ledri kanë zbuluar se do të sjellin shumë shpejt një projekt të ri muzikor, mbase Jasmina mund të jetë sërish pjesë e klipit të tyre dhe për këtë arsye janë parë sërish bashkë.

Rikujtojmë se në lidhje me marrëdhënien e saj me Ardianin, modelja njëherë trazoi rrjetin me deklaratat se mes tyre ka diçka por më pas theksoi se kanë vetëm marrëdhënie shoqërore.

Çfarë po ndodh mes tyre? Ish-konkurrentja e

Çfarë po ndodh mes tyre? Ish-konkurrentja e

Çfarë po ndodh mes tyre? Ish-konkurrentja e

/Gazeta Shqip

Advertisements