Ish-konkurrenti i “Për’puthen” e ka kërkuar sërish? Modelja tregon se i ka shkruar një sheik: Më ka çmendur…

Serena Sula e njohur si “Mbretëresha e Twerk” tashmë është edhe këngëtare. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli edhe për jetën e saj private.

Teksa moderatorja e njohur, Erjona Rusi, e pyeti se çfarë po ndodh pas ndarjes me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Arjon Luli, ajo tha se ai i kishte shkruar.

Madje Serena u shpreh se i ka shkruar një sheik dhe i ka kërkuar që të shkojë në Dubai.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” e ka kërkuar

“Arjoni më ka shkruar, më ka kërkuar. Kam qenë në Lezhe te familja. Nuk ka çfarë të bëjë më mua. Po e them troç këtu te ju. Më ka shkruar një sheik, personazh publik, nga Dubai.

Më ka ndjekur në TikTok, më ka çmend. Për momentin jam duke u marrë me muzikë, por do e pranoj. Por do i kërkoj që të vij ai njëherë. Do e prezantoj edhe me familjen. Të gjithë i kam prezantuar me familjen time, që ta dinë se më kë jam.

Sheiku më pëlqen shumë. Është një tip si unë. Njeri i rrjeteve sociale. Shumë shpejt do më shikoni live me të”, u shpreh Serena Sula./Gazeta Shqip

Advertisements