Olsa Muhameti zbulon detajet e pathëna më parë për ‘Kepi i Tundimeve’!

“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie, ku ka lajmëruar se “do të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.”

Para pak ditësh Olsa ka treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, të cilit i ka zbuluar dhe titullin që është ‘Kepi i Tundimeve’. Së fundmi me anë të një ‘Ask’ në ‘Instastory’ autorja ka treguar disa të reja rreth programit të ri,  që presim të fillojë së shpejti. “Kepi i Tundimeve’ do të fillojë në muajn Korrik dhe do të ketë 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.

Olsa Muhameti zbulon detajet e pathëna më parë përOlsa Muhameti zbulon detajet e pathëna më parë përOlsa Muhameti zbulon detajet e pathëna më parë për

E ftuar para disa javësh në  emisionin “Live from Tirana”, Olsa zbuloi ekskluzivisht në TAR se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë dhe gjithashtu tregoi konceptin e saj për dashurinë.

Kujtojmë, se së fundmi disa ish pjesëtarë të “Për’puthen” u rikthyen në këtë sezon. Personazhe që kanë fituar tashmë dashurinë e fansave, por si e mori Olsa këtë vendim për rikthimin e tyre?!/Gazeta Shqip

Advertisements