“Më mirë të vdesësh në Rusi se në Ukrainë”, kritikohet ashpër aktorja ukrainase (FOTO)

Një aktore dhe blogere ukrainase, e cila ka shkuar në Rusi për të pasur një karrierë më të suksesshme, është kritikuar ashpër pasi ka deklaruar se do të ishte më mirë “të vdisje atje se sa në shtëpi”.

Elizabeth Vasilenko e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste në “Youtube” në muajin mars të vitit 2021. Në atë kohë trupat e presidentit rus, Vladimir Putin, ende nuk kishin nisur pushtimin në Ukrainë.

“Më mirë të vdesësh në Rusi se në

Por, për shkak të tensioneve të gjata midis dy vendeve, fjalët e saj përfunduan duke e futur atë në listën e zezë në “Peacemaker” – një uebsajt ukrainas i cili emërton dhe turpëron ata që mbrojnë çdo ndjenjë pro-ruse.

Në momentin që nisi pushtimi rus në shkurt të këtij viti, ylli ukrainas shfrytëzoi rastin për të kërkuar falje. 23-vjeçarja ka pranuar se i vinte “turp” për ato që kishte thënë dhe pretendoi se që atëherë ajo kishte ndryshuar opinionet e saj.

“Më mirë të vdesësh në Rusi se në

“Më vjen turp dhe kam vuajtur shumë urrejtje për këtë – po më ndjek tani për një vit. Unë e kuptova vërtet thelbin e asaj që kisha thënë kur filloi lufta”, tha aktorja, e cila është nga rajoni Dnieper, i vendit të rrethuar.

Duke kërkuar falje, Vasilenko ka shtuar se prioritetet e saj kanë ndryshuar shumë dhe tashmë është një Elizabeth ndryshe nga ajo që ishte një vit më parë./Gazeta Shqip

Advertisements