“Më kë je i lidhur se nuk po e marrim vesh?”/ Fansat shpërthejnë ndaj Ardian Bujupit (VIDEO)

Ardian Bujupi po e përdor për marketing raportin e tij me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’, Jasmin Kadriu, por duket se kjo gjë i ka lodhur ndjekësit e tij.

Duket se fansat janë lodhur nga raporti i Ardian Bujupit me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Jasmina Kadriu.

Artisti që është në një lidhje me balerinën gjermane, Sabrine Khan, duke mos e pohuar atë, prej kohësh po shoqërohet me Jasminën. E gjitha nisi nga videoklipi i tij ‘Tranova’ ku ajo ishte protagoniste.

Asokohe ata vendosën të luanin paska duke publikuar foto të ndryshme romantike, për t’i shërbyer si marketing për këngën. E kur kudo po aludohej se ata janë në një lidhje të dy e mohuan.

Ndërkohë para dy ditësh ata janë shfaqur bashkë në ditëlindjen e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës. Pamje nga festa janë publikuar në rrjetet sociale dhe mes tyre u vu re afrimiteti i Jasminës me Adrianin. Dyshja duket se kanë qëndruar gjatë gjithë mbrëmjes nën shoqërinë e njëri- tjetrit ku këtë gjë e kanë treguar dhe në story-t e tyre në Instagram duke bërë kështu që fansat të nisin të dyshojnë.

“Më kë je i lidhur se nuk po e marrim vesh?”/ Fansat

Pas kësaj, Ardiani ka publikuar një video në TikTok ku shihet me Jasminën duke kërcyer me ritmet e këngës së re që do lançojë së shpejti me Ledrin. “Jasmina më vizitoi sot”- shkroi ai krah videos.

Mirëpo, duket se nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit që kanë shpërthyer në komente. “T’i bëri të gjitha vizitat”- shkruan dikush me ironi teksa ky koment numëron mbi 500 pëlqime.

“Më kë je i lidhur se nuk po e marrim vesh?”/ Fansat

Ndërkohë, dikush shkruan: “Më kë je i lidhur se nuk po e marrim vesh”, teksa një komentues shprehet: “Dhe ti nuk e le pa e falenderuar Jasminën, apo jo?” Të shumtë janë njerëzit që pyesin se ‘ku është Sabrine?’

“Më kë je i lidhur se nuk po e marrim vesh?”/ Fansat

/Gazeta Shqip

Advertisements