“Isha gati ta lagia me një kovë ujë”/ Beniada Nishanit nuk i ndahen sherret as në Itali: Mora policinë… (VIDEO)

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, është rikthyer në Itali për disa kohë. Mesa duket ky rikthim nuk ka qenë aspak i mirë për të pasi është përballur me një situatë jo të këndshme.

Modelja e dashur për publikun ka treguar në “Instagram”-in e saj se ka debatuar me komshien pasi i kishte zënë garazhin e makinës. Pas sherrit e gjithë situata ka kaluar në ofendime.

Beniada e ka zbutur të gjithën me pak nota humori duke thënë se ka qenë gati t’i hidhte një kovë me ujë në kokë teksa ka shtuar se e gjithë situata e ka bërë shumë nervoze.

“Sa erdha në Itali u zura me komshien sepse kishte vendosur makinën te garazhi im. Thirra policinë. Vëllai im shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lart.

Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze”, ka treguar Beniada duke përdorur nota humori.

“Isha gati ta lagia me një kovë ujë”/ Beniada

“Isha gati ta lagia me një kovë ujë”/ Beniada/Gazeta Shqip

Advertisements