Mozzik “i thur lëvdata” Edi Ramës: Strategu më i madh dhe i mençur i gjeneratës sime!

Kryeministri Edi Rama ka patur së fundmi një takim me reperin e njohur Mozzik  gjatë vizitës në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke se Mozzik nuk i ka kursyer ‘lëvdata’ duke u shprehur se kryeministri i duket një strateg dhe një njeri i mençur.

Mozzik ka postuar në Instagram një foto nga takimi me Ramën dhe si duket ai është magjepsur aq shumë nga kreu i qeverisë sa krahas fotos ka zgjedhur ta cilësoj Ramë si një njeri të zgjuar dhe të përpikët.

Reperi ka shkuar më tej teksa është shprehur se gjenerata e tij nuk ka arritur akoma një straget si Rama.

“Mendimet dhe pëlqimet për njerëzit në politikë gjithmonë i kemi të llojllojshme. Por, strateg më të madh e të mençur se Edi Rama, të paktën gjenerata ime nuk e ka mbërritur. Qe thojnë do pleq: I përpiktë.” -shkruan Mozzik krah postimit.

Mozzik "i thur lëvdata" Edi Ramës: Strategu më i madh/Gazeta Shqip

Advertisements