“Po vi për ty dashuria ime”/ ‘Adhuruesi sekret’ tremb Shakirën, ja mesazhi që i la para shtëpisë

Ndarja nga futbollisti Gerard Pique duket se nuk është problemi i vetëm me të cilin po përballet tashmë këngëtarja Shakira.

Duke se lajmi për tradhtinë e futbollistit i ka ‘ngritur më këmbë’ adhuruesit e këngëtares, të cilët kanë filluar ta përndjekin. Shakira ka lajmëruar policinë pasi mëngjesin e sotëm ka gjetur në rrugën përpara shtëpisë një ‘dedikim dashurie’ nga një adhurues sekret.

Mesazhi ishte i shkruar në anglisht dhe shkruhej: “Të dua, jeni një grua e bukur”, “Po vij për ty, dashuria ime” dhe “Unë jam gati të martohem me ty që tani dhe t’ju mbështes”.

Sipas mediave spanjolle, adhuruesi sekret mund të jetë një shtetas rus, të cilin paparacët pretendojnë se e kanë fotografuar duke qëndruar disa herë pranë shtëpisë së këngëtares së famshme./Gazeta Shqip

Advertisements