Dojna po që ia bën 8 me 2 Vlashentit!

Ata janë çifti më i përfolur i momentit dhe bëhet fjalë për Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja është në një lidhje dashurie prej kohësh tashmë dhe sytë e të gjithëve janë drejt tyre. Shpesh dyshja ndajnë me ne momente nga përditshmëria e tyre ku duken shumë bukur së bashku.

Ashtu si ka bërë dhe pak më parë bukuroshja ku teksa ka ndarë me ndjekësit e saj një foto na bëri të kuptojmë se ‘ia ka bërë 8 me 2’ partnerit të saj. Në Instastory duket Vlashenti i cili i është ulur në gjunjë prezantueses për t’i lidhur atletet. Krahas në formë shakaje, Dojna ka shkruar:

“Kështu të pafsha”

Dojna po që ia bën 8 me 2 Vlashentit!

Dojna është në pritje të ëmbël të një vogëlushi dhe ndan shpesh me ndjekësit e saj postime nga ky rrugëtim kaq i mrekullueshëm.

Vetëm pak ditë më parë, prezantuesja ka postuar një sërë fotosh me një veshje të ngushtë ku dukshëm mund të shihet barku i saj i rrumbullakosur. Fotot i ka shoqëruar me shkrimin “më godit edhe një herë bebush”, dhe duket se Dojna po i shijon shumë goditjet e bebit të saj./Gazeta Shqip

Advertisements